Rudina Hajdari: Mos e quani veten një “demokrat z. Basha, im atë nuk do i kishte mbështetur veprimet tuaja sonte

Rudina Hajdari: Mos e quani veten një “demokrat z. Basha, im atë nuk do i kishte mbështetur veprimet tuaja sonte

“Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria”.

Kështu e nis reagimin e saj në lidhje me protestën e sotme, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari sipas së cilës do të jenë njerëzit, ata që do të paguajnë dëmet që janë shkaktuar për shkak të bombave molotov.

Hajdari shkruan se shqiptarët kanë zgjedhur demokracinë dhe sipas saj, Azem Hajdari nuk do të kishte mbështetur veprimet e Bashës sot. Sipas deputetes, Basha po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit

Sipas deputetes, sjellja e Bashës nënkupton që koha e tij është e shkuar.

Reagimi i plotë i Rudina Hajdarit

Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria. Burrat e zakonshëm do të trajtohen në spital për dëmtime të shkaktuara nga djegiet. Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës - për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit.
Prap ne, njerëzit do ti paguajmë! Por për këtë e di që nuk u bëhet vonë...

Ndërkombëtarët - që dëshirojnë të na afrojë më shumë drejt anëtarësimit në BE - po qeshin me demokracinë surreale që është në kokën tuaj dhe një zot e di se në të kujt tjetër.

Shqiptarët e zakonshëm zgjedhin demokracinë dhe jo frikën e instaluar nga rregjimi i kaluar dhe ai i sotëm. Kanë zgjedh evropën edhe pa ju. Se janë kudo në evropë e gjithë botën por mbartin turpin nga politikanë si ju qe nuk po bëni dallim nga narkotrafikantët dhe matrapazët që nuk e lanë këtë vend të shikojë një ditë të bardhë.

Mos e quani veten një "demokrat" z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një "demokrat". Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë evropa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet - dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kesaj shfaqje të shëmtuar.

Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse - ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t'i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesermen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik.

Me këtë sjellje mendoj se është e qarte se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika.

Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe skanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të till ka plot ky vend!

Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël. Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shperthejnë Molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Evropa.

Rudina A. Hajdari

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 13/05/2019 10:02

    e ka shkruajtur sh mire, tamam sic mendojne shumica e njerezve te ndershem te ketij vendi

    Përgjigju
  • adri: 12/05/2019 21:00

    epo e beri shkollen jasht shteti qe sala ja pagoi moma vet gjygjtare ka marr lek pa fund tani ilepihet edit qe mos tja coj ne vetting te jemen dhe apo eurot qe mori

    Përgjigju
  • Lui: 12/05/2019 12:15

    Hahaha.. Nuk do i kishte mbeshtetur thote. Ne fakt nuk do i mbeshteste por do merrte pjese direkt vete me ndonje antitank.. Me duket se Rudina nuk e ka njohur mire babane..

    Përgjigju
    • adri: 12/05/2019 21:12

      ore a eshte e sigurt qe eshte goca azemit ate thuaj se mos e ka bo e ema me fatos nanon mer

  • Çepa Qelbet er: 12/05/2019 10:25

    O maçok që azemi ka qen dallaverexhi ktë e dim të gjith po atë në partin demokratike fashiste e kishte vu kryekrimineli malok salhe. E azemin e përdori si vegël qorre e pastaj e zhduki. Kshu po vepron edhe me shal ngjit kriminelin lyl.

    Përgjigju
  • Macoku: 12/05/2019 06:44

    e bija e azemit qe u vra per dallavere e jo per burr i mir

    Përgjigju
  • Te lumte!: 12/05/2019 00:38

    ..Rudina,je nr.1,vajze Demokrate e Milleniumit te ri!-

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave