Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor

Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor

Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke u shoqëruar për në bllokun e sigurisë

Avokatët e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë reaguar pas publikimit të bisedave private familjare nga dosja hetimore në të njëjtin portal mediatik. 

Ata e cilësojnë këtë një shkelje të hapur të sekretit hetimor dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të rrjedhjes së informacionit, si dhe nisjen e një hetimi mbi rastin.  

“Me keqardhje vërejmë se sot, në të njëjtat media ku janë publikuar edhe më parë pjesë nga dosja hetimore e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë hedhur sërish copëza nga të ashtuquajturat përgjime nga kabina e telefonit të burgut. Ato janë biseda private të zhvilluara mes z. Veliaj dhe familjarëve te tij, dhe privatësia është e garantuar me ligj. Rrjedhja e copëzave të informacionit, që duket se përzgjidhen qëllimisht, të ndalohen menjëherë dhe të nisë një hetim mbi rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e avokatëve.  

Ata theksojnë se rrjedhja e informacioneve është e qëllimshme dhe e përsëritur, për të dëmtuar jo vetëm çështjen në hetim, por edhe për të mbajtur nën sulm familjarët e kryebashkiakut.  

“Kjo që po ndodh me dosjen e z. Veliaj, e cila për arsye të panjohura rrjedh gjithmonë në të njëjtin portal mediatik, nuk është normale dhe duket e orkestruar. Nuk e kuptojmë se si mund të ndodhë kjo, aq më tepër kur çështja ende nuk është mbyllur dhe sekreti hetimor po shkelet hapur”, theksojnë avokatët.  

Ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar këtë praktikë dhe për të garantuar një proces të drejtë dhe konform ligjit.

“Nuk e kuptojmë se si është e mundur që të ndodhë kjo, aq më tepër kur çështja ende nuk është mbyllur dhe po shkelet hapur sekreti hetimor”, thuhet në reagimin e avokatëve të kryebashkiakut Veliaj.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

'Uroj të na nxjerrësh ligje të ëmbla!' Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje

'Uroj të na nxjerrësh ligje të ëmbla!' Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje