Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
Sali Berisha, sot në konferencë me gazetarët
TIRANË- Pasi fëmijët dhe të rinjtë nuk iu bashkuan thirrjes qesharake të Sali Berishës për të bojkotuar mësimin për të mbrojtur TikTok, ku i fundit vijon me qëndrimet e tij absurde dhe u bën thirrje që nesër të dalin të protestojnë për mbylljen e këtij aplikacioni. Protesta e Berishës mbahet nesër, pikërisht në ditën e masakrës së Gërdecit, që i mori jetën 26 personave.
Qëndrime absurde të Berishës, kur në fakt çdo prind lufton që fëmija e tij të studiojë, por Berisha u bën thirrje që të protestojnë për mbrojtjen e TikTok, që në fakt po mbyllet për shkak të videove me përmbajtje dhune dhe mesazhe bullizuese.
“Thirrje për të rinjtë, studentët, gjimnazistët, qytetarët, nxënësit, përfshi edhe shkollat 9-vjeçare (të mitur), prindërit e tyre, i bëj thirrje që të bashkohen nesër në Tiranë për protestën e madhe anticensurë në orën 19:00. Kundër ajatollahut të Kabulit dhe Teheranit, intolerantit ndaj fjalës së lirë dhe mendimit të lirë, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin e konventën për të drejtat univerale të njeriut. I vuri gërshërë ndaj TikTokut, duke vënë censurën më të madhe që nga diktatura komuniste që rrethonte vendin me zhurmues kundër radiove dhe televizioneve të tjera, goditje e madhe shumë kjo ndaj fjalës dhe mendimit të lirë. Censura, gjëja që kam urryer më shumë në diktaturë. Rama e mbylli TikTok për shkak të kritikave që i bëheshin aty. Të protestojmë kundër një qeverie që kërkon të kontrollojë informacionin që marrin qytetarët. Njoftoj të gjithë nxënësit, studentët, shkollarët, se në datën 12 maj TikTokun do e kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohen rëndë Edi Rama për këtë akt të tij megaskandal”, tha Berisha për këtë temë.
Vendimi për mbylljen e TikTok erdhi pas konsultimit, ku 90% e prindërve ishin pro. Ndërkohë, shqiptarët mbështesin masivisht mbylljen, të dhëna që dolën edhe nga sondazhi i realizuar nga instituti “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv, ku 56% ishin pro mbylljes dhe vetëm 23% kundër.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
15.8%
-
Jo
75.7%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
‘Do kemi probleme se është kokëfortë’, Rama rrëfen episodin me ‘Neomalsoren’: S’donte të futej në listë se nuk arriti objektivin 500 emigrantë! Prandaj e dua shumë këtë njeri
15 Mars, 13:22
-
Faksi ‘Për Shkëlzenin', ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)
15 Mars, 12:53
-
'Shqipëria meriton më shumë', Basha nga njësia 8: Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë
15 Mars, 12:51
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Bashkë
15 Mars, 12:34
-
'Nuk ka lidhje me bufin e kënetës'/ Rama batuta me kandidaten në Roskovec: Mbetet mes nesh, nuk është e thjeshtë të punosh me Majlindën
15 Mars, 12:14
-
Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën: Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së?
15 Mars, 12:06
-
18 fakte dhe dëshmi/ Të gjitha lidhjet e Shkëlzen Berishës me Gërdecin, pse i biri i Berishës del ‘pronar’ në hije i biznesit të vdekjes dhe ministrat ushtarë të tij
15 Mars, 12:03
-
‘Të tretat’ e listave me kandidatë për deputetë, i riu aktiv i PD në Britani: Primare, hasta la vista baby
15 Mars, 11:58
-
‘Këtë dhuratë Lezhës mund t’ja bëj vetëm këneta’/ Rama në podkastin e tij ironizon Gjin Gjonin: Një jashtënxjerrje e Reformës në Drejtësi
15 Mars, 11:50
-
Mjerim gazetarët që shqetësohen më shumë për kecat e Neomalsores, sesa për ujqërit e Gërdecit
15 Mars, 11:30
E gjithe Shqiperia e di qe ku ka rrjedhur po si ka mundesi qe site_t ne internet mbishenn tere diten e dites me brockullat e ketij?!!!
Përgjigju