SHBA- Woody Allen, artist i njohur hollivudian ka reaguar për herë të parë për akuzat gati 20-vjeçare të së bijës së adoptuar ndaj tij për abuzim seksual në moshën 7-vjeçare, që solli ndarjen nga aktorja lidhje Mia Fattow, nëna e vajzës.
 
Regjizori, fitues i disa çmimeve Oscar për regji më të mirë, ka fajësuar ish- gruan e tij, nënën e Dylan Farrow se e ka edukuar me dashakeqësi vajzën që në vegjëli me urrejtje ndaj babait.
 
“Jo se unë e dyshoj se Dylan nuk beson në atë se ajo është ngacmuar nga unë, por mosha 7 vjeçe e një fëmijë të pambrojtur që është mësuar nga një nënë që të urrej babain e saj, ta shikoj si një përbindësh, i cili ka abuzuar me të. Kjo është një gjë aq e pakonceptueshme që pas shumë vitesh imazhi për mua si një abuzues ka kapur rrënjë të thella tek ajo”,- ka thënë drejtori i filmit Woody Allen.

Allen ka shpjeguar edhe ndarjen e tij nga Mia, me të cilën kishte 12 vjet lidhje dhe një djalë.

Ai është shprehur se shumë kohë përpara, në vitet '92 aktorja Mia Farrow e ka kërcënuar pasi ajo ka zbuluar se Allen ishte dashuruar me vajzën e tyre të parë të adoptuar, Soon-Yi Previn. Kjo e fundit aktualisht është gruaja e tij.

Pasi Mia zbuloi romancën e vajzës së saj me bashkëshortin, nisi që ta urrente këtë të fundit, dhe të bënte veprime të ndryshme në mënyrë që Allen të ndihej i kërcënuar prej saj. Sipas rrëfimit të aktorit, shkruan CNN, gjatë një debati të ashpër mes tyre, Mia e ka kërcënuar duke i thënë se kishte planifikuar diçka me të cilën do ta ‘shkatërronte” regjizorin.

Pas publikimit të reagimit, Dylan Farrow vajza e adoptuar e drejtorit, ka ritheksuar se pavarsisht se çfarë ai thotë, të vërtetën nuk e ndryshon dot.
 
“Edhe një here, Woody Allen më ka sulmuar mua dhe familjen time në një përpjektje për të na diskredituar që ne të vazhdojmë të heshtim. Në 20 vjet unë kurrë nuk jam lëkundur për të përshkruar atë që ai më bëri mua në moshë të vogël deri nw fund të hetës time”, ka thënë ajo.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)