TIRANË - Demonstrim të pavarësisë së gjyqësorit e ka vlerësuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, vendimin e dhënë dje nga Gjykata për Krime të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në reagimin e parë për një nga gjyqet më të rëndësishme që u ndoq në të gjithë seancat e tij edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane, selia diplomatike në Tiranë, thotë se ky vendim njëherazi tregon se goditjen për personat me lidhje të forta, deri dje të pandëshkueshëm. 

Ambasada e quan një hap të rëndësishëm dënimin e Tahirit për shpërdorim detyre, por thotë se është shkurajues si fakt përballë akuzave të rënda që prokuroria kishte ngritur ndaj tij për trafik droge dhe grup kriminal, të cilat nga gjykata u vlerësuan pa prova. "Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse", thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës së SHBA.

"Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Gjykata e shpalli të pafajshëm ish-ministrin për të treja akuzat e rënda që kishte ngritur organi i akuzës: "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Por ish-ministri i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre

Sipas vendimit, Tahiri u dënua 5 vite burg për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar ulet me 1/3 dhe shkon në 3.4 vite burg. Edhe këtë masë, Gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove me kushtin që të mos kryejë vepër penale dhe të mos ushtrojë funksione publike për 3 vjet. 

Deklarata ne gjuhen angleze

Yesterday’s verdict against former Minister of Interior Saimir Tahiri demonstrates the growing independence of the judiciary and the beginning of the end of impunity for the well-connected. While Mr. Tahiri’s conviction on abuse of office charges signals an important step forward, the sentencing is discouraging given the seriousness of the charges. Those who abuse the public trust and violate the law should face meaningful consequences. The United States will continue to partner with Albania in support of further progress on justice reform, transparency, and good governance.

Seanca gjyqësore u ndoq nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë