Bashkia e Tiranës në një reagim për shtyp sqaron lajmin e publikuar pas një statusit të ish-kryeministrit, Sali Berisha në Facebook, ku pretendonte se një rruge i është vënë emri “Edi Rama”. Në reagimin e bashkisë, thuhet se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se emërtimi i rrugëve bëhet me vemdim të Këshillit Bashkiak.

Reagimi:
 
Duke u nisur nga një informacion që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe i botuar në disa faqe online, Bashkia e Tiranës kërkon të sqarojë opinionin publik se në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama”.
 
Sipas ligjit, emrat e rrugëve të qytetit vendosen ose ndryshojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Bashkia e Tiranës bën me dije se në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës apo të këshillave të ish-komunave, të cilat tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës, nuk ka shqyrtuar e as ka patur në plan ndonjëherë për të shqyrtuar një vendim të tillë. Çdo informacion tjetër për këtë çështje është i rremë apo nga burime të pasakta e të pavërteta.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)