Albulena Haxhiu, deputetja e Kosovës e cila vjen nga rradhët e Vetëvendosjes, kritikoi deputetët e partisë së saj, pasi sipas saj ata po sulmojnë lëvizjen nga brenda.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, deputetja tha se ata duan të shkatërojnë shtëpinë tonë të madhe për të ndërtuar një kasolle për veten e tyre.

Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar, “Po duket që qëllimi i atyre që po e luftojnë e sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga brenda, është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com