Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën

Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën

Policia e Tiranës, pjesë e të cilës është edhe efektivi rrugor

Tiranë- Lajmi në disa media apo rrjete sociale se efektivi i Rrugores, Azbi Spahiu, u vetëhodh nga një pallat 11-katësh më 15 janar, në rrugën 'Kongresi i Manastirit' në Tiranë pas presioneve për shkak të detyrës, ka shqetësuar së tepërmi familjarët e tij. 

Spekulimet cilësohen ‘të rënda dhe të pavërteta’, që nuk i ndihmojnë aspak. Fatmirësisht, 57-vjeçari arriti të mbijetonte për shkak se rënia e tij u amortizua nga kabllot e internetit dhe më pas ra në tokë, teksa sot (19 Janar) informohet se gjendja e tij po përmirësohet nga momenti në moment.

Por ajo që i shqetëson bashkëshorten, dy fëmijët e efektivit dhe të afërmit e tjerë të tij, janë lajmet se Spahiut iu bë presion për detyrën nga eprorët apo persona të tjerë.

Në një grup në WhatsApp të cituar “Familja Spahiu”, e nënshtruar nga bashkëshortja e efektivit, dy fëmijët dhe i vëllai, theksohet se “aludimet e pavërtëta na rëndojnë, ndaj mos spekuloni”. Më tej sqarohet se “kjo është situatë personale, që nuk i intereson askujt dhe nuk lidhet as me presionet nga eprorët dhe personat e tjerë dhe as me detyrën”.

Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hodhi dje (18 janar) poshtë pretendimin se polici rrugor e ka kryer nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm. Lidhur me këtë reagoi dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ky i fundit bën thirrje të mos shpërndahen në media lajme të pavërteta.

Reagimi i familjes së policit Azbi Spahiu:

Në përgjigje të interesimit të mediave, ne, familja Spahiu, ndjejmë detyrimin të sqarojmë situatën e të afërmit tonë, Azbiut.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që, në këto ditë të vështira, na kanë qëndruar pranë. Në radhë të parë, falënderojmë miqtë, të afërmit, kolegët e punës dhe çdo person tjetër që ka treguar solidaritet, qoftë edhe pa pasur njohje të mëparshme me ne. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme.

Ne si familje kemi qenë gjithnjë të thjeshtë dhe larg qendrës së vëmendjes së medias apo opinionit publik. Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.

Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon.

Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.

E falënderojmë secilin prej jush që ka treguar mbështetje të sinqertë. Jemi mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët po ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të Azbiut. Me ndihmën e tyre dhe mbështetjen e gjithë miqve tanë, jemi të bindur që gjithçka do të kthehet në normalitet.

Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 19/01/2025 21:03

    Mos e ndalo Robin kur ske byth o miku se te cojne per lesh babo te bejne te mohosh nene e babe kta oligarket e leshit te shet dhefo e shteti me sek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë

Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë