Reagon Genta dhe Kastro për
puthjen:"Nuk ka asgjë midis nesh

Reagon Genta dhe Kastro për<br />puthjen:"Nuk ka asgjë midis nesh
E hëna e kësaj jave nuk ka qenë aspak e mirë për këngëtarët Genta Ismajli dhe Kastro Zizo, pasi kanë qenë kryefjala e lajmeve rozë në mediat shqiptare. Disa media kanë publikuar foto të Genta Ismajlit në afrimitet me Kastro Zizon, por sipas tyre çdo gjë është spekulim, pasi ajo që duket në foto ka qenë një afrimitet miqësor, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë çdo gjë të shkruar për të.



Këngëtarja Genta Ismajli ka reaguar menjëherë, duke kundërshtuar lajmin se ajo është puthur në publik me Kastro Zizon. “Jo rrallë herë shpiket dhe jo shpesh here reagoj, por kësaj radhe kam vetëm dy fjalë në moral dhe imazh timin mos prekni kurrë”– shkruan Genta në rrjetin social “Facebook”.

Por, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kastros, ku veç mesazhit në rrjetet sociale ai na tregon se mes tyre nuk ka asgjë, janë vetëm gënjeshtra. “Po lexoj nëpër portale të ndryshme për një të ashtuquajtur “flirt” mes meje dhe Genta Ismailit! Absolutisht një gënjeshtër e madhe.

Genta është një kolege e nderuar që kam shumë respekt. Një miqësi skenike, nuk ka lidhje fare melajmet pa vlerë që kanë dalë. Mos cënoni punën dhe imazhin e të tjerëve” shkruan Kastro.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran