Reagon Partizani: Tifozët tanë
u dhunuan dyfish në Kukës

Reagon Partizani: Tifozët tanë<br />u dhunuan dyfish në Kukës
Kryendeshja e javës së 23-të mes Partizanit dhe Kukësit u mbyll në paqe dje, pas barazimit pa gola por e kundërta ndodhi në shkallët e stadiumit “Zeqir Ymeri” ku dy tifozeritë u përplasën fizikisht duke lënë edhe pasoja në njerëz.

“Ultras Guerrils” janë akuzuar nga klubi verilindor për shkatërrim të stolave në pjesën ku ata ishin vendosur por i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i tifozave të kuq nëpërmjet  një deklaratë në faqen e tyre në Facebook.

Sipas tyre, tifozat e Partizanit janë qëlluar pjesën e dytë të lojës me gurë nga jashtë stadiumit dhe më pas janë dhunuar edhe nga forcat e policisë në mënyrë të pakuptimtë. Ata theksojnë se disponojnë pamje filmike ku shfaqet qartë dhuna dhe sendet e forta të hedhura në drejtim të tyre.  

“Grupi “Ultras Guerrils” prej afro 600 tifozësh të akomoduar në sektorin e caktuar nga klubi organizator përgjatë gjithë takimit ka mbështetur në mënyrë festive dhe mjaft paqësore skuadrën. Gjithçka ka vijuar normalisht konform rregullave normale të një përkrahje që publiku i bën të skuadrës, kjo deri në minutën e 63’. Për tu theksuar që deri në këtë moment të lojës si mbështetësit e kuq ashtu edhe tifozeria vendase kanë qenë mjaft korrekte karshi njëra – tjetrës.

Pikërisht në minutën e 63 të takimit në sektorin ku ishin akomoduar “Ultras Guerrils” janë hedhur në adresë të tyre një mori sendesh të forta (ekzatësisht gurë) nga ambjentet jasht stadiumit “Zeqir Ymeri”. Një moment i cili ka sjellë edhe reagimin e publikut mik që i gjendur nën breshërinë e gurëve të cilët filluan të vinin edhe nga tifozeria vendasve nga brenda stadiumit kanë shkulur stolat për tu vetmbrojtur. Përpos sulmeve të publikut vendas mbështetësit e kuq janë sulmuar barbarisht edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët kanë ushtruar dhunë me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Ndaj kësaj dhunë të pakuptimtë tifozeria e kuqe është kundërpërgjigjur duke u përleshur me policinë dhe për pasojë janë plagosur 3 persona, 2 prej të cilëve (njëri minoren) , kanë marrë plagë të rënda në kokë . Ata kanë marrë ndihmën e menjëhershme nga ambulanca e ndodhur në stadium dhe më pas duke parë gjendjen e tyre kritike janë trasportuar në spitalin e qytetit të Kukësit.

Ndërkohë që nga dhuna e ushtruar e forcave të rendit një tjetër person u trasportua drejt spitalit pa ndjenja. Klubi edhe një herë kërkon të saktësojë se një incident i tillë është provokuar nga persona të paidentifikuar dhe sigurisht nuk pajtohet me dhunën në stadiume , për më tepër kur publiku është provokuar pa asnjë shkak. Për të qenë edhe me traspartent me publikun klubi disponon edhe pamje filmike ku shfaqen qartë sendet e forta të hedhura në adresë të mbështetësve të kuq ”
– shprehen ‘Ultras Guerrils’ në faqene e tyre zyrtare.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit