Reagon Shërbimi Sekret Amerikan
 për skandalin në Kolumbi

Reagon Shërbimi Sekret Amerikan<br /> për skandalin në Kolumbi
SHBA- Pas një skandali të shkaktuar nga agjentët sekret të Shërbimit Sekret Amerikan me prostituta në Kolumbi ky shërbim u vu para një përgjegjësie shumë të madhe. Ndaj u morën masa të menjëhershme nga drejtuesit e shërbimit sekret amerikan dhe tetë nga 13 agjentët e akuzuar janë pushuar nga puna pasi dyshohet se kanë marrë prostituta në dhomat e tyre në hotelin në Kartagjenë, ku kishin shkuar disa ditë para mbërritjes së Presidentit Obama për takimin e vendeve të Amerikës. Drejtori i Shërbimit Sekret Amerikan thotë se ai beson se skandali i muajit të kaluar në Kolumbi i agjentëve me prostitutat vendase, nuk përfaqëson shumicën e rreth 7 mijë punonjësve të agjencisë së tij. Drejtori Mark Sullivan u tha ligjvënësve se, ndonëse sjellja për të cilën akuzohen disa agjentë ishte e rrezikshme, ai beson se ngjarja ka të bëjë me disa individë që bënë veprime plotësisht të papërgjegjshme. Sipas hetimeve të brendshme, tha ai, kjo sjellje nuk është në kulturën e agjencisë dhe as e përhapur gjerësisht. Drejtori Sullivan i bëri këto komente para një komisioni të Senatit ku ishte thirrur për të dëshmuar së bashku me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare Charles Edëards, zyra e të cilit është përgjegjëse për të kryer hetimet. Agjenti i pushuar nga puna është shprehur se, po dënohen për një sjellje që Shërbimi Sekret e ka toleruar prej shumë kohësh. Sipas gazetës “Ëashington Post” thuhet se, të paktën katër prej të akuzuarve kanë vendosur ta kundërshtojnë pushimin e tyre nga puna, duke thënë se ata po dënohen duke u sakrifkuar për një sjellje që Shërbimi Sekret e ka toleruar gjithmonë. Ndërkohë që drejtori Sullivan është shprehur se, ai do t’i bënte thirrje kujdo që ka informacion shtesë t’ua japë atë autoriteteve. Megjithatë ai theksoi se, nuk qëndrojnë akuzat absurde se tolerime të tilla lejoheshin edhe më parë.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)