Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook lidhur me artikullin e botuar në gazetën “Shqiptarja.com” mbi librin “Armët dhe çunat”, të gazetarit të njohur të New York Times-it Guy Lawson. Djali i Berishës, i cilëson të pavërteta ato që thuhen në libër për përfshirjen e tij në aferën e tregtisë së armëve.
Në këtë libër, gazetari i NYT flet për një takim mes Mihail Delijorgjit, Efraim Diverolit dhe Aleks Podrizki me djali e Berishës, ku përshkruhet si djalë me sy të akullt si të peshkaqenit.
Reagimi i Shkëlzen Berishës:
“Në vitin 2008, menjëherë pas shkrimit të NYT, u kam shpërndarë medieve një përgjigje, ku pasi mohoja çdo lidhje me historinë në fjalë dhe personat e përfshirë në të, theksoja se koha dhe hetimet do t'i provonin ato si të pavërteta.
Kanë kaluar 7 vjet dhe kjo çështje është hetuar në Shqipëri dhe SHBA nga drejtësia amerikane. Protagonistët e saj janë hetuar dhe dënuar, por emri im nuk figuron në asnjë pjesë apo faqe të këtij hetimi për faktin e thjeshtë, se nuk kam pasur asnjë njohje, lidhje, takim, kontakt, marrëdhënie me Efraim Diverolin, ortakët apo biznesin e tij.
Sado ta riciklosh nga gazeta në libër e anasjelltas, sado të mundohesh, e të lodhesh, sado ta përkthesh në gjuhë të ndryshme, një rrene nuk bëhet kurrë e vërtetë. Aq më tepër kur për thurjen e saj autori nuk harron të falënderoje publikisht edhe "zogun e Ramës". Sigurisht kjo nuk pengon askënd, që në mungesë të fakteve, të ngushëllohet e nginjet me rrena.
Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com