Reagon Strazimiri: Do të fillojnë me
likuidim fizik të kundërshtarëve politikë

Reagon Strazimiri: Do të fillojnë me<br />likuidim fizik të kundërshtarëve politikë
TIRANË - Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” për incidentin e ndodhur sot në ambientet e Parlamentit mes tij dhe deputetit socialist Pjerin Ndreu.

Strazimiri ka kërkuar reagim për ngjarjen e ndodhur, pasi siç shprehet ai, nesër do jetë shumë vonë. Së shpejti do të fillojnë me likuidim fizik të kundërshtarëve politikë shkruan deputeti i PD, duke shtuar se me votë erdhën edhe Mussolini edhe Hitleri, të cilët vijuan me dhunë fizike ndaj kundërshtarëve politikë.

Konflikti me të shara mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe atij socialist Pjerin Ndreu ka nisur nga karriget e sallës së Kuvendit dhe i vijuar më tej jashtë ambienteve të sallës së Kuvendit, u bë shkak për ndërprerjen e menjëhershme të seancës dhe krijimin e një situate kaotike.

Strazimiri FB


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!