Rritja e çmimit të naftës, reagon Tabaku: Është kriminale, krijimi i bordeve është një ndarje pazaresh në kurriz të konsumatorëve

Rritja e çmimit të naftës, reagon Tabaku: Është kriminale, krijimi i bordeve është një ndarje pazaresh në kurriz të konsumatorëve

Deputetja Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje më rritjen e çmimit të karburanteve në vend.

Tabaku thotë se nafta që paguajnë sot qytetarët shqiptarë është më e shtrenjtë për shkak të qeverisë.

Në një postim në Facebook, Tabaku shprehet se kjo rritje është kriminale dhe me pasoja për ekonominë. Sipas saj krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të kosnumatorëve dhe biznesve.

Nafta që paguani sot është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë. Rritja e çmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë rajonin dhe në çdo bursë është ulur është kriminale dhe me pasoja për ekonominë!

Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavokinë në kurriz të kosnumatorëve dhe biznesve.

Shteti, mund dhe duhet të ndërhynte në forma subvencionesh apo reduktimin e taksave për të ulur çmimin e naftës. Qeveria mund të ndërhynte dhe kishte gjithë të drejtën për të goditur monopolet edhe oligopolet, mund të kontrollont ehde mbikëqyrte tregun dhe marrëveshjet e fshehta, por, në fakt ajo zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe në disfavor të xhepave të shqiptarëve.

Qeveria futi në një bord oligopolet, monopolet dhe i dha atyre dorën e lirë të rishikonin çmimet përmes një bordi alla komunist. Edhe kur ne folëm kundër logjikës së bordeve por edhe rishikimit të politikave sidomos duke parë ngarjet në Ukrainë dhe sanksionet por edhe goditjet që po pëson tregu i naftës sërishmi qeveria nuk reagoi. Edhe kur çmimet po rriten me katër fish sërishmi qeveria nuk reagon por bën veshin e shurdhër dhe shkon më tej të rrisë taksat. Sot jemi në kushtet kur çmimi i naftës po kap majat, u bënë muaj që çmimi nuk ka zbritur poshtë 200 lekë/litër.

Çfarë mund të bënte ndryshe qeveria? qeveria mund të subvenciononte çmimet e disa produkteve, mund të mbështeste shtresat më të prekura nga rritja e cmimit, përmes politikave subvencionuese.

Qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë. Por jo, nuk mendoi kurrë t’i shërbente qytetarëve ndaj sot kemi karburantin më të shtrenjtë në rajon. Rritja e çmimeve ka shënuar rënien e të ardhurave, përkeqësimin e ekonomisë për qytetarët që po varfërohen më shumë ndërsa bordet e çmimeve mendojnë si të ruajnë oligopolet dhe jo qytetarët dhe konsumatorët. Një qeveri e qytetarëve dhe që mendon për qytetarët mund të qeveriste ndryshe por kjo nuk është qeveria e shqiptarëve. Kjo është qeveria e oligarkisë dhe oligopoleve që shqiptarët i përdor për t’u vendosur taksa, shkruan deputetja Tabaku.

Ky reagim i deputetes Tabkut vjen pas vendimit që mori Bordi i Transparencës i cili njoftoi se:

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë"

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/06/2022 13:31

    Qindra Miliona € , ikun në Serbi për për ” Serbin e e hapur të madhe” dhe qindra mil € të tjera për lobim në Kosovë dhe Malin e Zi, Shqipria ka para për këtë gjë por jo për popullin envetet … ky ështé kryeministri tradhtar bq që askush përveq Serborusve nuk e do…! A ka Shqiptarë ky vend…???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë