Real, Celtic...Kukësi,ja cilat janë
skuadrat që nuk njohin humbje

Real, Celtic...Kukësi,ja cilat janë<br />skuadrat që nuk njohin humbje
Kampionët e Europës në fuqi, Reali i Madridit janë ekipi i cili ende nuk e kanë provuar fjalën humbje në kampionatin spanjoll.

Të besuarit e Zinedine Zidane ndodhen në vendin e parë të klasifikimit duke vijuar serinë e rezultateve pozitive me plot 37 ndeshje të tilla. Në të njëjtën pozitë ndodhet edhe ekipi skocez i Celtic i cili ka fituar të gjitha ndeshjet, me përjashtim të njërës që ka barazuar.

Hoffenaheim-i në Gjermani ka vetëm fitore dhe barazime por ndryshe nga të pamposhturat e tjera mban vendin e pestë. Surpriza vjen nga Turqia ku Istanbul Basaksehir-i i sulmuesit shqiptar, Sokol Cikalleshit, ka lënë pas ekipe të mëdha si Fenerbahce, Galatasaray apo Besiktas dhe ndodhet në krye të klasifikimit.

Në Danimarkë nuk ka asnjë humbje Copenaghen ndërsa në Ukrainë i pamposhtur ende është ekipi i Shakhtar Donetsk.

Edhe Shqipëria ka të pamposhturën e saj. Kukësi ka fituar nëntë dhe ka barazuar nëntë nga 18 ndeshjet e luajtura duke e mbyllur vitin 2016 në krye të kategorisë superiore, pa pësuar asnjë humbje.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene