Real fiton Botërorin e Klubeve
Ronaldo 3 gola ndaj Kashima

Real fiton Botërorin e Klubeve<br />Ronaldo 3 gola ndaj Kashima
Real Madrid ka respektuar pritshmërinë duke fituar Botërorin e Klubeve por duke vuajtur shumë. Në Yokohama spanjollët fituan 4-2 ndaj japonezëve të Kashima Antlers por vetëm pas kohëve shtesë.

Ajo që ka dhuruar skuadra e Kashima ka qenë spektakolare edhe pse ishte Real Madrid që mori avantazhin shumë shpejt me Karim Benzema. Por më pas Kashima përmbysi gjithçka me dy gola të Shibasaki në minutën e 44-të dhe në minutën e 7-të të pjesës së dytë.

Më pas vjen edhe momenti i Cristiano Ronaldos që do të shënojë tre gola duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Fillimisht portugezi barazoi me penallti duke e dërguar ndeshjen në shtesë dhe më pas shënoi edhe dy gola të tjerë për ti dhënë Realit trofeun e Botërorit të Klube.

[gallery]20198[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS