Marco Asensio do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve të Real Madridit kundër APOEL Nicosia sonte në  mbrëmje.

Zinedine Zidane e shpjegoi mungesën e talentit të ri me arsyetimin se i kishte dalë një puçërr në këmbën e majtë dhe nuk e lejonte që të vishte çorapet.

Një raport i ABC Espana më vonë zbuloi se infeksioni  që kishte pësuar djaloshi ishte pasi kishte rruar këmbët, ndërsa Real Madrid më vonë konfirmoi se Asensio nuk do të përfshihet në listën e tyre të skuadrës.

Duket si një arsye qesharake por është ky fakti se pse Asensio mungon në sfidën e mbrëmjes ndaj APOEL.


Zidane ka lavdëruar më parë këmbën e majtë e të  riut, duke e krahasuar me këmbën e majtë të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com