Real Madrid-Atletico Madrid
finale spanjolle në Champions

Real Madrid-Atletico Madrid<br />finale spanjolle në Champions
Real Madrid dhe rivalët e tyre të qytetit, Atletico janë finalistët e Champions League për këtë edicion.
 
Galaktikët fituan me rezultat minimal 1:0 ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City, për ta prekur finalen e madhe.
 
Madrilenët fituan me një autogol të mesfushorit të Cityt Fernando, në minutën e 20-të të ndeshjes.
 
Përballja e parë në Etihad kishte përfunduar 0:0.
 
Kështu, do të kemi përsëritje të finales së vitit 2014 në këtë garë.
 
Rivalët e Real, Atletico Madrid u kualifikuan një natë më parë, edhe pse humbën 2:1 përballë Bayern Munchen në “Allianz Arena”.
 
Ekipi i Simeones kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë në “Vincente Kalderon”. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani