Real Madrid, barazim dhe "çmenduri" në finalen e ndeshjes

Real Madrid, barazim dhe "çmenduri" në finalen e ndeshjes
Real Madrid e sheh titullin që të marrë fantazma "të zeza" në kampionatin spanjoll pas barazimit 1-1 ndaj Villarreal. Galaktikët tani janë vetëm 6 pikë më shumë se Barcelona ndërsa ndalesa në transfertë ka shkaktuar mjaft polemika ndaj arbitrit.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Paradas Romero në raportin e tij zyrtar ka shkruar se portugezi Pepe e ka ndjekur nga pas në tunel dhe ka bërtitur: “Hadut i madh, bir k***e”.

Se sa do të dënohet për këtë vendos Federata Spanjolle, por Neni 94 i Kodit Disiplinor parasheh që ofendimi ndaj zyrtarëve mund të cojë me pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje. Por, Neni 37 thotë se nëse fyerja nuk është shumë e rëndë lojtari do të dënohet me 3 ndeshje, ose maksimumi 1 muaj.

Me Real Sociedadin në këtë mënyrë Reali do të jetë pa dy qendororët titullarë, Ramos dhe Pepe, si dhe do të mungojë Carvalho për lëndim. Varane dhe Albiol janë dy alternativat e vetme.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza

Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza