Real Madrid do të bëjë shumë shpejt zyrtare transferimin e katërt në këtë merkato vere. Skuadra ‘galaktike’ pas Eder Militao-s, Jovic dhe Hazard, ka mbyllur gjithçka edhe për një mbrojtës të krahut të majtë, ku aktualisht aktivizohet Marcelo.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, i cili u shpreh kështu kur u pyet për futbollistin Ferland Mendy: “Dy vite më parë Mendy ishte në Kategorinë e Dytë dhe tani do të luajë tek Real Madridi. Progresioni i tij ka qenë brilant”.
Mendy momentalisht është në pronësi të Lyon në ‘Ligue 1’, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se për të Real Madrid ka shpenzuar 48 mln euro. Tani mbetet për t’u parë veçse kush do të jetë goditja tjetër e ‘galaktikëve’.