Real Madrid bie në Katalonjë
Girona fiton 2-1, -8 nga Barça

Real Madrid bie në Katalonjë<br />Girona fiton 2-1, -8 nga Barça<br>
Real Madrid bie në Katalonjë. Girona skuadra tjetër e qytetit i bën një nder Barcelonës duke përmbysur kampionët në fuqi të La Ligas dhe i dërgon në minus 8 pikë nga blaugranët. Humbje e turpshme në shifrat 2-1 e skuadrës së Zidane që pjesën e parë e kishte mbyllur në avantazh falë golit të Isco.

Mesfushori shënoi nga fare pranë dhe ishte sërish një nga më të mirët. Por në pjesën e dytë vendasit tregojnë kurajo dhe me kundërsulme përmbysin gjithçka në vetëm katër minuta. Fillimisht shënon Stuani.

Sulmuesi kryesor i Girona bën lëmsh mbrojtjen madrilène dhe mposht Kiko Casillan. Por më e bukura ende nuk ka ardhur pasi Girona shënon edhe golin e dytë.

Portu me finte dërgon topin në rrjetë për herë të dytë duke bërë që Girona të mundë Real Madrid 2-1. Dështim total për Los Blancos që tashmë Barcelonën e vendit të parë e kanë 8 pikë larg dhe duke pare ecurinë e Barçës duhet ti thonë lamtumirë titullit për këtë sezon.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'