Real Madrid bie në Valencia dhe humbet mundësinë për t’u shkëputur në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll.

Valencia fiton në shifrat 2-1 ndeshjen e prapambetur të La Ligas kundër Real Madrid.Pritej një ndeshje e vështirë në stadiumin Mestalla për madrilenët por në fakt rezultoi më shumë se ç’duhet.

Vendasit ishin uragan në minutat e para dhe në 8 minuta shënuan dy herë. Goli i parë ishte i mrekullueshëm dhe mban firmën e sulmuesit italian Simone Zaza që tundi rrjetën në minutën e 4-të.

Por Valencia nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e dytë me Orellana. Kryesuesit e Realit shënuan me Ronaldon në fundin e pjesës së parë. Portugezi dërgoi me kokë në rrjetë një krosim të Marcelo.

Në pjesën e dytë skuadra e Zidane provoi me të gjitha mënyrat për të barazuar por Valencia rezistoi duke marrë fitoren 2-1 dhe duke siguruar tre pikë të rëndësishme. Pavarësisht humbjes Real Madrid vijon të mbetet në vend të parë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?