Real Madrid e ka nisur me këmbën e mbarë la Liga-n pasi ka fituar 1-3 në transfertë kundër Celta Vigo-s në javën e parë të kampionatit. Benzema ishte futbollisti i parë që gjeti rrjetën për këtë sezon për ‘galaktikët’ falë një asisti të Garreth Bale.

Në fundin e pjesës së parë një gabim i Odriozolës bëri që vendasit të barazonin rezultatin, por ndërhyrja e VAR e cilësoi autorin e asistit pozicion jashtë lojës. Në pjesën e dytë u duk se do të ishte e vështirë kur Modric la fushën pas një kartoni të kuq, por pak çaste më pas Toni Kroos dyfishoi për Real Madrid me një gol fantastik.

Në minutat në vijim ishte Lucas Vasquez që realizoi golin e tretë pas një aksioni brilant, ndërsa në fund Celta vetëm shkurtoi diferencat.