/ATSH/. - E ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti mbetet e paqartë. Tekniku italian ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2016, por mund të largohet në fund të sezonit nëse nuk fiton La Ligën ose Ligën e Kampioneve.
Megjithë këtë, nëse ish- trajneri i Milanit dhe PSG-se largohet nga kampioni i Europës, ka gjasa që sërish të rikthehet në Premierligë, ku më parë ai ka drejtuar Celsin.
Sipas gazetes The Sun, Ancelotti mund t'i bashkohet Manchester Cityt, qe cila në fund të sezonit pritet te largojë trajnerin Manuele Pellegrini, i cili dështoi krejtësisht këtë sezon.