Real Madrid e Manchester City në çerekfinalet e Champions, eliminohet Atalanta (VIDEO)

Nuk kishte asnjë surprizë mbrëmjen e së martës në ndeshjet e 1/8 të Champions League. Më tej kaluan Real Madrid dhe Manchester City. Los Blancos ishin shumë të fortë për italianët e Atalantës të cilët më kot shpresuan në një mrekulli.

Pasi kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë Reali triumfoi 3-1 në Madrid dhe “kapi” çerekfinalet. Benzema pas një gabimi të portierit Sportiello mbylli pjesën e parë në avantazh për djemtë e Zidane ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë kapiteni Sergio Ramos u tregua edhe një herë i saktë nga njëmbëdhjetë metrat duke dyfishuar. Në fundin e takimit u shënuan edhe dy gola të tjerë. Muriel realizoi për Atalantën dhe Asensio mbylli llogarinë. Real Madrid tregon edhe njëherë gjithë potencialin e tij në Champions ndërsa mbyllet këtu aventura e Atalantës.

Ndërsa Manchester City arriti një fitore fotokopje si ajo e aktit të parë ndaj Gladbah. City zgjidhi gjithçka që në 20 minutat e para ndaj gjermanëve ku shënoi dy herë me De Bruyne dhe Gundogan dhe e fitoi sfidën 2-0. Anglezët kalojnë në çerekfinale ku shorti për këtë fazë do hidhet të premten në mesditë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë