Real Madrid fituese e Superkupës 
së Europës,Ronaldo shënon 2 herë

Real Madrid fituese e Superkupës <br />së Europës,Ronaldo shënon 2 herë

UELLS - Real Madridi ka triumfuar përballë ekipit tjetër spanjoll të Sevilias në finalen e Superkupës së Europës që u zhvillua në Kardif të Uellsit.
 
Gjithçka ka qenë tepër e lehtë për galaktikë e Carlo Ancelotit që kanë treguar në fushë një superioritet të pabesueshëm. Ka mjaftuar dopieta e Ronaldos me nga një gol për pjesë për të dalë më miri përballë formacionit që drejtohet nga Unai Emery.
 
 
Gjatë pjesës së parë kanë qenë të shumta rastet e krijuara nga Real Madrid, por në të 30-tën është Cristiano Ronaldo që zhbllokon rezultatin.
 
Në pjesën e dytë ka shënuar serish Ronaldo pas një asisti të Benzemas.
 
Fitorja e sotme ka çuar në 16 numrin e trofeve ndërkombëtarë të Real Madridit dhe të 78-tin në të gjithë historinë e saj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale