Ylli i merkatos së verës është padyshim talenti kolumbian, James Rdrigues. Futbollisti është kthyer në objektivn e shumë ekipeve në Europë, por në pole-position është Reali i Madridit. Kolumbiani ka dëshirë që të zhvendoset në Spanjë dhe një gjë të tillë nuk e mohojnë as familjarët, madje shkojnë më tej duke treguar se James pëlqen Realin e Madridit për të vazhduar karrierën.
Por, Monaco do të ngulmojë deri në fund për të mbajtur futbollistin e talentuar. Megjithatë, dëshira e James dhe ofertat tunduese të Perez për të marrë kolumbianin mund të hapin negociatat. Presidenti i kampionëve të Europës kërkon që të bëjë një dhuratë për Ancelotin pas ‘La Decima’ dhe për këtë ta takuar agjentin e James.
Klauzola e largimit të James nga Monaco parashikon 75 mln Euro, manjati rus Dmitry Rybolovlev në këmbim të kolumbianit mund të kërkojë një shkëmbim me Di Marian.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com