Real Madrid goleadë, Ronaldo poker
fiton Bayerni,Milani përsëri nuk bind

Real Madrid goleadë, Ronaldo poker<br />fiton Bayerni,Milani përsëri nuk bind
Reali i Madridit ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 përballë Elche-s në “Santiago Bernabeu”. 4 golat e Ronaldos kanë tërhequr më shumë vëmendjen se fitorja përballë modestëve. Sulmuesi me pokerin e realizuar shkon në 9 gola në 5 ndeshjet e para në kampionat, ndërsa brenda 3 ditësh arriti që të realizonte 7 gola, 3 nga të cilët në fitoren thellë ndaj Deportivos 2-8 jashtë fushe.

Në fitoren 5-1, goli tjetër i sfidës u shënua nga uellsiani Garet Bale. Reali me këtë fitoren ka 9 pikë, 3 më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak, e cila do të zhvillohet sonte ndaj Malaga-s.
 
Bundesliga
Bayerni i Mynihut ka zgjuar Paderbornin nga ëndrra e kryesimit të kampionatit gjerman të futbollit, pasi e e mposhti në “Allianz Arena” me goleadë duke i shënuar plot 4 gola në një sfidë të dominuar totalisht në të gjitha aspektet nga të besuarit e spanjollit Guardiola.

Golat për Bayernin u shëuan nga Gozte, dy herë, polaku Levandovski dhe Myler, ndërsa shqiptari Meha nuk ishte. Sot është radha e Dortmundit për t’u përgjigjur ndaj Shtutgardit, ndërsa Leverkusen pret Augsburgun.
 
Serie A
Hap fals i Milanit jashtë fushe ndaj debutuesve të Empolit. Kuqezinjtë me shumë vështirësi arritën që të merrnin një pikë, me të cilin duhet që të jenë të kënaqur për rrjedhën që mori loja në pjesën e parë, pasi e nisi në një disavantazh 2-0, me golat e Tonellit dhe Pucciarelli, ndërsa Milani barazoi me Torres dhe Hondën.

Spanjolli shënoi golin e parë me italianët pas mbërritjes në Itali. Sonte zhvillohen ndeshjet e tjera të javës, ku Interi pret Atalantën, Juventusi ka  një sfidë të lehtë me Cesenën, Parma ka një sfidë të vështirë me Romën, ndërsa Benitezi ka një tjetër shans me Palermon për të qëndruar nëse fiton, pasi në të kundërt do të ishte thuajse i larguar.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit