Real Madrid i rrit pagën, Cristiano Ronaldo i vendosur për t’u larguar

Real Madrid i rrit pagën, Cristiano Ronaldo i vendosur për t’u larguar

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo thuhet të ketë refuzuar ofertën me shumë zero për të qëndruar te Real Madrid. Portugezi ka refuzuar një ofertë me vlerë 32 mln euro në vit nga Los Blancos, sipas Tuttosport.

Pesë herë fituesi i Ballon d’Or vuri në dyshim të ardhmen e tij pasi sugjeroi se mund të largohej nga Madridi pas fitores së Champions League në maj.

Ish-klubi i Ronaldo-s, Manchester United është favorit për të blerë yllin e futbollit botëror, por raportet e fundit sugjerojnë se ai mund të shkojë edhe tek Juventus ose Paris Saint-Germain. Agjenti i lojtarit Jorge Mendes thuhet të jetë duke planifikuar largimin e klientit të tij nga Real.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Klosi nga Athina: Politika përpiqej ta pengonte takimin, na nxorrën pengesa artificiale

Klosi nga Athina: Politika përpiqej ta pengonte takimin, na nxorrën pengesa artificiale