Merkatoja e verës sapo u mbyll, por kjo nuk i pengon drejtuesit e Realit të Madridit që të mendojnë që tani për goditjen e radhës.
Sipas mediave spanjolle, madrilenët kanë shënjestruar që tani objektivin e radhës për vitin 2025: ai është Rodri i Manchester Cityt.
Mesfushori spanjoll është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Guardiolës dhe ka një kontratë me kampionët e Anglisë deri në vitin 2027.
Kartoni i lojtarit vlerësohet 130 milionë euro, një shifër e lartë, por jo e papërballueshme për një klub si Reali, që çdo sezon u dhuron tifozëve një blerje të bujshme.