Real Madrid kërcënon Serinë A me 200 milionë euro

Real Madrid kërcënon Serinë A me 200 milionë euro

Florentino Pérez

Edhe pse në Angli dhe Itali merkato është mbyllur, në disa kampionate të tjerë të Evropës klubet do të kenë kohë deri në fundin e gushtit për të përforcuar skuadrat e tyre. Një nga këto kampionate është La Liga, me Real Madrid që mund t’i ketë ruajtur fishekzjarrët për ditët e fundit.

Sipas “Don Balon”, në fakt, dy objektivat e “Los Blancos” për sulmin luajnë në Serinë A. I pari është Maurito Icardi. Sulmuesi i Inter vazhdon të jetë në planet e Florentino Perez dhe duket se përfaqëson 9-ën e vërtetë që kërkon Lopetegui për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n.

Sipas medias spanjolle, Real ka bërë gati 100 milionë euro për të bindur Inter-in dhe 10 në vit për sulmuesin. I dyti është ylli i Lazio-s, Milinkovic-Savic. Sipas shtypit spanjoll, lojtari ka një marrëveshje verbale me klubin “merengues” dhe Perez do të bëjë një ofertë tunduese (100 milionë euro) në ditët e ardhshme. Deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë. Por, duke parë se klubet nuk do të kenë mundësinë për t’i zëvendësuar yjet që mund të largohen, madrilenët do të duhet të ofrojnë diçka më shumë për të siguruar objektivat e tyre.

Ndërkaq, rregullat janë rregulla, edhe te Real Madrid! Nëse drejtuesit e La Liga vendosin diçka, edhe “Los Blancos” janë të detyruar të vihen në rresht. Duhet ta bëjnë edhe për të shmangur gjobat. Në këtë rast bëhet fjalë për numrat e futbollistëve në fanellë. Klubi, si gjithmonë, e ka modifikuar disi fanellën dhe që në miqësoret e para, ashtu edhe në Superkupën e Europës, përdorën një karakter tipografik të ndryshëm.

Por në ndeshjen e parë kundër Getafe forma e numrave ndryshoi sërish. La Liga ka nisur të ndjekë shembullin e Premier League, që e imponon llojin e grafikës së numrave që duhet të përdorin ekipet. Kjo nuk vlen në Champions Leauge ose Kupën e Mbretit, kësisoj Real ka përgatitur dy versione: atë që i pëlqen dhe atë që është i detyruar të përdorë në kampionat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT