Real Madrid është klubi më i vlefshëm dhe njëkohësishti brendi më i fortë në botën e futbollit për vitin 2019. Në këtë përfundim ka dalë ‘Brand Finance’, kompania me bazë në Londër e cila merret me vlerësimin e biznesit të pavaruar dhe konsulencat strategjike për maksimizimin e fitimit nëprmjet menaxhimit efektiv.
Real Madrid lë pas Manchester United pasi në treg kap një vlerë prej 1 miliardë e 646 mln eurove. Arsyet përse e bëjnë ekipin ‘galaktik’ më të vlefshmin janë ndërmarjet e shumta në botën e futbollit si dhe ‘Santiago Bernabeu’, që renditet në ‘top’ stadiumet me performancën më të lartë. Sipas Bryn Anderson, drejtorit të kompanisë, një tjetër arsye përse Real Madrid është i pari janë trofetë e fituar gjatë dekadës së fundit, veçanërisht 4 “Champions League” në 5 vitet e fundit.
Në vendin e dytë renditet Manchester United me një vlerë prej 1 miliardë e 472 mln euro, 5.8% më pak se viti i kaluar, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Barcelona, me 1 miliardë e 393 mln euro. Bie në se fakti se asnjë nga klubet italiane nuk është në ‘top 10-shen’, ndërsa në 50 vendet e para më shumë përfaqësi ka ‘Premier League’ me 17 klube, ose 43% të ekipeve në total.
Përsa i përket kampionateve “Premier League” është brendi më i fortë në botë, me një diferencë të frikshme me kampionatet e tjera. Kampionati anglez kap vlerën e 8 miliardë e 683 mln eurove, ndërsa vendi i dytë që mbahet nga La Liga që kap vlerën e 3 miliardëve e 998 mln euro. Ndërkohë edhe pse ka 13 klube në ‘Top 50-shen’, Bundesliga renditet në vendin e tretë, ndërsa ‘Seria A’ është e katërta pavarësisht se vitin e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme, me 21.5%.