Real Madrid ka siguruar vendin e tij në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, pas ndeshjes së mbrëmjes së sotme përballë Sevillias.
Djemtë e Zinedin Zidane, kanë arritur të marrin vetëm një barazim në stadiumin e Sevillias, në minutën e 93- të.
Ndërkohë goli i parë i kësaj ndehej ka qenë autogoli i mbrojtësit të Real Madrid, Danilo, i cili ka kaluar në avantazh vendasit vetëm pas 10 minutash lojë.
Pjesa e parë është mbyllur me Sevillian në avantazh dhe vetëm pas 3 minutash lojë në pjesën e dytë “Los Blancos” do të arrinin të barazonin rezultatin.
Sevillia ka arritur sërish të kalonte në avantazh duke shënuar në minutën e 53-të me anë të Jovetic, i cili ka hyrë në fushën e lojës si një zëvendësim në minutën e fundit të pjesë së parë.
Edhe pse minutat në vazhdim ishin të mbushura me raste të shumta shënimi, do të ishte Sevillia që do të shënonte golin e 3-të në minutën e 77-të me anë të Iborra.
Reali arri të kundërpërgjigjej vetëm në minutën e 83 me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Sergio Ramos.
Ndërkohë minutat në vazhdim do të flisnin vetëm për “Los Blancos”, të cilët arritën në minutën e 93-të të barazonin shifrat me anë të një asisti të Marcelos të shndërruar në gol nga francezi, Karim Benzema.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 3 me 3 dhe Reali pavarësisht barazimit të kësaj mbrëmjeje, siguroi një vend në çerekfinale të Kupës së Mbretit pasi në ndeshjen e parë kundër Sevillias, kishte fituar me rezultatin 3 me 0.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com