Real Madrid ka fituar për herë të katërt në histori dhe për herë të tretë radhazi Botërorin e Klubeve pasi sot ka mposhtur 4-1 skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe Al Ain.
Real Madrid vs Al Ain 4-1
Që në nisje të ndeshjes skuadra spanjolle tregoi madhështinë duke bërë që gjithçka të dukej e thjeshtë. Modriç vulosi pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Lorente dhe Ramos i dërguan përkohësisht shifrat në 3-0.
Al Ain u përpoq të reagonte dhe arriti të shënonte golin e nderit para se Real Madrid të realizonte edhe të katërtin në limitet e kohës së rregullt. Kujtojmë se në gjysmëfinale skuadra e drejtuar nga Solari kaloi skuadrën japoneze të Kashimas, ndërsa Al Ain mposhti Boca Juniors.