Real Madrid lider me përmbysje
Interi rrihet në shtëpi nga Roma

Real Madrid lider me përmbysje<br />Interi rrihet në shtëpi nga Roma
Reali i Madridit ka siguruar një fitore spektakolare përballë Vijarealit me përmbysje duke ruajtur kryesimin në renditje.

E ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola në të dytën vendasit e Vijarealit shënuan dy herë për 6' me Manuel Trigueros dhe Cedric Bakambu duke surprizuar Realin.
 
Por kampionët e botës të njohur për përmbysjet e famshme nuk u dorëzuan duke shënuar tre herë me Bale, Ronaldo dhe Moratën në fund që erdhi nga stoli.
 
Një tjetër super sfidë u zhvillua edhe në Itali mes Interit dhe Romës, e përfunduar me fitoren e kryeqytetasve 1-3.
 
Radja Nainggolan dy herë dhe Perroti bënë të pavlefshëm golin e Icardit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit