Real Madrid mund Atalantan dhe prek kualifikimin, City nuk fal as në Champions (VIDEO)

Real Madrid vuan por e mposht 1-0 Atalantën në Bergamo në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions. Ndeshje e vendosur shumë që në minutën e 17-të kur arbitri nxjerr me karton të kuq Freuler të Atalantës.

Më pas janë spanjollët që marrin frenat e lojës por jo duke qënë shumë të rrezikshëm deri kur në minutën e 86-të francezi Ferland Mendy shënon një supergol dhe i jep fitoren djemve të Zidane. Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe mbrojtësi i Kombëtares tonë Gjimshiti për italianët. Los Blancos prekin kualifikimin pasi më 16 mars në duelin e kthimit Atalanta do ta ketë shumë të vështirë t’a përmbysë rezultatin.

19 fitore radhazi dhe Manchester City nuk di të ndalet. Në ndeshjen e zhvilluar në fushë asnjëanëse në Budapest City mundi pastër 2-0 gjermanët e Gladbach dhe hipotekon kualifikimin për në çerekfinalet e Champions. Kryesuesit e Premier League shënuan nga një gol për çdo pjesë me Bernanrdo Silva dhe Gabriel Jesus./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët