Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Stadiumi i Real Madrid

Në Madrid nuk do ketë më "Santiago Bernabeu". Klubi i Real Madrid ka vendosur që për qëllime komerciale të ndryshojë emrin e stadiumit në "The Bernabeu".

Sipas Marca ndryshimet janë të dukshme vetëm në disa veprime marketingu dhe tregtimi. Faqja e internetit e stadiumit quhet Bernabeu, siç është edhe profili i tij zyrtar në rrjetet sociale.

Turneu i stadiumit quhet 'Bernabeu Tour', madje dhurata që klubi ofroi në mbledhjet e Krishtlindjeve, një model i stadiumit, është pa emrin Santiago. Provat e para që janë bërë në fasadën e stadiumit për të varur emrin janë bërë pa emrin e presidentit legjendar, vetëm me mbiemër, Bernabeu.

Modelet e stadiumit shiten gjithashtu me atë emër në dyqanin zyrtar. Duket se një "erë e re fryn" për Real Madrid.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën