Në La Liga Real Madrid fiton ndeshjen e prapambetur ndaj Leganes 3-1 dhe parakalon Valencian duke marrë vendin e tretë në renditje.
Trajneri Zidane kishte bërë shumë ndryshime në formacion por sërish Real fitoi duke marrë hak ndaj Leganes që e eliminoi nga Kupa e Mbretit.
Vendasit shënuan që në minutën e 6-të me Bustinza por Real shumë shpejt përmbysi gjithçka me golat e Lucas Vasquez në minutën e 11-të dhe të Casemiro në të 29-tën . Në fund llogaritë i mbylli kapiteni Sergio Ramos që ktheu në gol një penallti dhe Leganes-Real Madrid u mbyll 1-3.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com