Real Madrid nuk i ndahet Barcelonës, ‘lkuidon’ pa shumë probleme Eibar (VIDEO-Golat)

Real Madrid i rikthehet futbollit të luajtur me fitore dhe mbetet në garë të plotë për titullin kampion në La Liga. Jo në “Santiago Bernabeu” i cili po rikonstruktohet por në stadiumin “Alfredo Di Stefano” Los Blancos nuk patën aspak probleme për të mposhtur Eibar dhe për të mbetur vetëm 2 pikë larg Barcelonës së vendit të parë. 45 minutëshi i parë për djemtë e Zinedine Zidane ishte fantastik dhe erdhën të tre golat me Kroos, Sergio Ramos dhe Marcelo. Në pjesën e dytë Reali e uli pak ritmin dhe Eibar shënoi me Bigas por vetëm kaq. Teknikut francez nuk i pëlqeu ulja e përqëndrimit ndërsa ai që shkëlqeu ishte Eden Hazard që po kthehet ai i kohëve të Chelseat.Takimin e radhës madrilenët presin Valencian.

Atletico Madrid e nisi me vetëm një barazim dhe mbetet në vend të gjashtë. Athletic Bilbao-Atletico Madrid në “San Mames” u mbyll 1-1 me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Iker Muniain kaloi baskët në avantazh dhe Diego Costa barazoi për ekipin e Simeones.

Barcelona mban vendin e parë me 61 pikë pasi të shtunën fitoi 4-0 ndaj Mallorca. Edhe për këtë sezon çështja e titullit në Spanjë do jetë një luftë mes Barcelonës dhe Real Madrid/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha PD-në Berishës, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri

I dha PD-në Berishës, shkarkohet nga detyra gjyqtari Agron Zhukri