Fitoren e parë në kampionat ka arritur ta gjejë Real Madrid pikërisht në ndeshjen e dytë të ‘galaktikëve’ në La Liga. Skuadra e Zidan ia doli 2-3 në transfertën e Betis, falë Valverde-s që i pari zhbllokoi shifrat. Deri në fundin e pjesës së parë Betis gjeti forcë jo vetëm të barazonte, por edhe të përmbyste përkohësisht.
Në pjesën e dytë Real Madrid hyri me mendje tjetër në fushë dhe një autogol plus penalltia e Ramos i dhanë tre pikët shumë të rëndësishme në transfertë.
Sakaq në Premier League Chelsea nuk po arrin të konsulidohet pavarësisht se ka bërë një merkato prej më shumë se 280 mln eurosh. Në trasnfertën e Ëest Brom londinezët barazuan 3-3, por në fundin e pjesës së parë e panë veten në disavantazh të trefishtë. Tre golat e realizuar nga Mount, Odoi dhe Abraham i mundësuan një pikë të besuarve të Lampard në transfertë.