Real Madrid ka fituar me ‘poker’ kundër Valencias në javën e 11 të La Liga-s. Mbappe nisi shumë shpejt serinë e golave me penallti, ndërsa pa kaluar shumë francezi konkretizoi asistin e Guler. Në vijim Vinicius humbi një 11-metërsh para se Jude Bellingham të vuloste pjesën e parë. Në të dytën mbrojtësi Carreras vulosi 3 pikët me një supergol nga një kënd i prirët.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Atletico Madrid, që pas pjesës së parë pa gola, mposhti 3-0 Sevillia-n. Alvarez zhbllokoi rezultatin me penallti para se Almada dhe Griezman të vulosnin shifrat përfundimtare.

Në Premier League, pas 4 humbjeve radhazi, Liverpool më në fund u rikthye te fitoret duke mposhtur 2-0 Aston Villa-n. Fillimisht realizoi Salah në pjesën e parë, i cili arriti kuotën e 250 golave me Liverpool, ndërsa më pas rrugën e rrjetës e gjeti edhe Gravenberch.