Real Madrid rikthehet tek fitorja
triumfojnë Lazio, PSG dhe United

Real Madrid rikthehet tek fitorja<br />triumfojnë Lazio, PSG dhe United
Real Madrid rikthehet tek fitorja në La Liga.Pas dy barazimeve radhazi ndaj Valencias dhe Levantes skuadra e Zinedine Zidane ka fituar 3-1 ndaj Real Sociedad në stadiumin Anoeta.

Skuadra merengues kalon e para në avantazh me Borja Mayoral që në minutën e 19-të ndërsa të zotët e shtëpisë barazuan me Rodrigues në minutën e 28-të. Më pas është vetë portugezi Rodrigues që shënon në portën e tij dhe Real Madrid e mbyll pjesën e parë 2-1.

Në pjesën e dytë llogaritë i mbyll Gareth Bale që shënon pas një aksioni personal.

8 pikë Real Madrid pas katër javëve kampionat 4 më pak se Barcelona.

Në ndeshjen e fundit të javës së 4-të të Serisë A Lazio fiton 3-2 me Genoan dhe ngjitet në vend të katërt pas treshes kryesuese Napoli,Juve dhe Inter.Dy gola për bardhekaltërit i shënoi Immobile ndërsa goli i parë u realizua nga Bastos.

PSG-ja në Francë nuk njeh rival dhe fiton edhe ndeshjen e javës së gjashtë përballë Lyon 2-0.

Marcelo dhe Morel realizuan dy gola në portën e tyre për ti dhënë fitoren PSG-së ndërsa Cavani humbi një penallti.18 pikë pikë për skuadrën e milionave që kryeson Ligën e parë franceze.

Ndërsa në Premier League Manchester United vijon me fitore.

Djajtë e kuq kanë mposhtur në Old Traford Evertonin 4-0 dhe me 13 pikë bashkëkryesojnë me skuiadrën tjetër të Manchesterit Cityn.Golat për skuadrën e Mourinho u shënuan nga Valencia,Mikitarjan,Lukaku dhe Martial.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool