Mbrëmjen e djeshme, trajneri i Deportivo Alaves, Luis Garcia Plaza nuk e ka pritur fare mirë golin e shënuar nga Real Madrid në minutat shtesë.
Skuadra e tij duket se ishte në rrugën e duhur për të siguruar një pikë në shtëpi përballë gjigandëve të La Ligës, por goli i shënuar nga Lucas Vasquez shkatërroi gjithçka pavarësisht se skuadra e Carlo Ancelottit ishte me 10 lojtarë pasi Nacho Fernandez mori karton të kuq gjatë pjesës së dytë.
Për menaxherin e Alaves, Luis Garcia Plaza, goli i vonshëm i Vazquez ishte e tepërt.
Pas pranimit të golit, ai kaloi në një dimension ‘çmendurie’ duke ‘shkatërruar’ gjithçka çfarë i dilte përpara.
Plaza rrëzoi një ftohës akulli, përpara se të kapte një nga stafi i tij dhe ta shkundte mirë.
Ai nuk kishte mbaruar ende, pasi hodhi pallton dhe kapelën përpara se të kthehej në vendin e tij, ku filloi me tërbim të shkelmonte këmbët.
Yo con el enfado de Luis García Plaza tras el gol de Lucas Vázquez no voy a poder. Como engancha y zarandea a uno y este acepta su destino
— ???? (@finallyxpablo) December 21, 2023
pic.twitter.com/aQ8rBvnUgL