Real Madrid tjetër tentativë për Antonio Conten/ Solari nuk bind, Perez i prirur ti thotë PO italianit

Real Madrid tjetër tentativë për Antonio Conten/ Solari nuk bind, Perez i prirur ti thotë PO italianit

Antonio Conte, ish-trajner i Chelsea

Opsioni Antonio Conte për pankinën e Real Madrid mbetet ende i hapur. Trajneri italian vijon të kërkojë garanci teknike ndërsa zbulohet se Michael Laudrup ka thënë Jo dhe Santiago Solari është i destinuar për të qëndruar vetëm dy javë ashtu siç e parashikon rregullorja.

Në këtë mënyrë Presidenti Florentino Perez po mendon sërish për Antonio Conten dhe siç bën me dije spanjollja As mbetet një opsion i hapur por së pari duhen kaluar pengesat ekonomike, teknike dhe pakënaqësitë e futbollistëve.

Presidenti i skuadrës madrilene ka frikë se mbështetja e madhe e lojtarëve për opsionin Santiago Solari në pankinë është një formë vetë menaxhimi dhe se skuadra ka zgjedhur një formë më të butë të drejtimit pasi nuk do ta nisë nga zero dhe pikërisht për këtë Perez do të ulë në pankinën e Real Conten.

Por tre janë problemet. Ai ekonomik që është më lehtë i zgjidhshëm pasi Conte kërkon 10 milion euro në vit dhe klubi ofron 8 mln euro.

Më e komplikuar është kohëzgjatja e kontratës pasi Perez i ofron trajnerit italian dy vite ndërsa Conte kërkon tre.Më pas bëhet fjalë edhe për garancitë tekinike pasi ish-trajneri i Chelseat do të bëhet merkato dhe në fund duhet që futbollistët të shprehin vullnetin për një drejtim të ri dhe të vihen në dispozicion të stafit të ri teknik.Sa më shumë koha kalon aq më shumë është Florentino Perez për ti thotë PO Antonio Contes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale