Real Madrid-City ndez sonte Europën, anglezët duan hakmarrje dhe titullin e parë në Champions! Ancelotti: Zgjidhet në gjysmëfinalen e kthimit

Historia brilante përballë një realiteti të ri, që kërkon të kurorëzohet për herë të parë si fitues i Champions League, do vihen kundër sonte për të dytin sezon me rradhë në Madrid. Bëhet fjalë për Realin dhe Manchester City-n që do diskutojnë mes tyre gjysmëfinalen e parë të kompeticionit më të lavdishëm në Europë, që për shumë specialist është edhe finalja reale e këtij viti.

‘Galaktikët’ e Ancelotti-t kanë stofin e kampionëve në fuqi, por nga ana tjetër City i Guardiolës kërkon hakmarrje për atë eliminim dramatike të sezonit të kaluar kur dy gola të Rodrygo-s në limite nxorrën jashtë Champions-it anglezët. Lajmi i mirë është se të dy skuadrat nuk kanë mungesa, me Realin që ka dyshimë për lojtarët që do zgjedhë në mbrojtje, ndërsa City ka vetëm një balotazh mes Bernardo Silvës dhe Mahrez. Megjithatë portugezi shihet si më i avantazhuar.

Në prag të këtij 90 minutëshi që do ketë vëmendjen e gjithë Europës trajneri i City-t Pep Guardiola thotë se ‘nuk kanë shkuar në Madrid për hakmarrje, por për të tentuar fitimin e Champions League’. Ai shton se sido që të shkojë gjysmëfinalja e parë kualifikimi do vendoset gjysmëfinalen e kthimit në Manchester. Ndërkohë trajneri i Realit Carlo Ancelotti ka kërkuar nga skuadra që të japë maksimumin teknikisht, mendërisht dhe fizikisht, ndërsa ka shtuar se ‘sonte do kërkojë të marrë një rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre siç mund të jetë edhe barazimi’.

Me shumë interes pritet edhe përballja e vogël mes Halaand dhe Benzema-s. Sulmuesi norvegjez i City-t është arma e rëndë që Guardiola ka në karahasim me sezonin e kaluar, pasi Halaand ka shënuar 12 gola deri më tani në Champions League, ndërsa Benzema vetëm 4.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja