La Liga spanjolle e futbollit është në javën e shtatë. Pasi dje Barcelona u ndal 2-2 në udhëtim me Mallorcan, nga një gje e tillë përfitoi Real Madridi. “Galaktikët” hodhën pas humbjen 3-1 në derbin me Atl. Madrid dhe këtë mbrëmje fituan 2-0 në shtëpi kundër Las Palmas.
Të besuarit e Carlo Ancelottit shënuan golin e parë me Brahim Diaz në minutën e 45+2, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Më pas në fraksionin e dytë ishte Joselu në të 54 minutë që shënoi golin e qetësisë. Kësisoj me këtë sukses Real Madridi ngjitet në kuotën e 18 pikëve për vendin e dytë.
Në sfidat e tjera, Bilbao dhe Getafe barazuan 2-2. Surprizën sërish këtë javë e bëri Girona, me katalanasit që fituan 1-2 kundër Villarreal në udhëtim. Golat e Dovbyk dhe Garcias përmbysën vendasit, teksa tanimë pas shtatë javësh Girona kryeson La Ligan me 19 pikë, një më shumë se Real Madrid dhe dy më shumë se Barcelona.



Komente
Komento