/ATSH/. - Skuadra e Real Madridi po mundohet që t'i mbaje të gjithë yjet, duke mos i shitur Celsit dy lojtare cilesore.
Menaxheri i Celsit,  portugezi Jose Mourinho, prej kohesh ka shfaqur interesim për Gareth Balen dhe Raphael Varanen, shkruan gazeta The Sun.
Madje, për këtë dyshe ekipi i miliarderit rus, Roman Abramovich, eshte i gatshëm t'i paguaje Realit 140 milion euro.
Por, presidenti i klubit te Realit, Florentino Perez, e ka refuzuar ofertën e ekipit londinez, pasi dëshiron që yjet t'i mbaj në ekip.