ANGLI - Humbja 2-0 kundër Liverpool në Champions League nuk ishte dështimi i vetëm për Real Madridin. Një ditë pas ndeshjes, autobusi i tyre u filmua i aksidentuar në Angli, teksa raportohet se nuk kishte asnjë futbollist apo staf në të gjatë përplasjes.

Autobusi i ekipit të Real Madrid u përfshi në një përplasje në autostradën M40. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime serioze. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15 të së enjtes, sipas policisë së Warëickshire.

Videot dhe imazhet që qarkullojnë në internet tregojnë se autobusi ka mbetur i palëvizshëm në autostradë, i pozicionuar pas kamionit me të cilin thuhet se është përplasur.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi skuadra pësoi humbjen e tretë nga pesë ndeshje gjatë këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Golat e Liverpool me Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo vulosën fitoren, teksa Real Madrid humbi një penallti me Mbappe në pjesën e dytë.