Ka rezultuar e mahnitshme gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City-t, pasi ‘galaktikët’ ia kanë dalë të përmbysin anglezët dhe të kualifikohen në finale falë fitores 3-1.
Në minutën e 73 Mahrez çoi në dëshpërim tifozët madrilen në ‘Bernabeu’, pasi zhbllokoi shifrat në një kohë që një javë më parë City kishte fituar 4-3. Teksa koha ecte dhe shpresa venitej Ancelotti vendosi të aktivizonte superheroin Rodrigo.
Atëherë kur askush se mendonte, në minutën e 90 dhe 91 braziliani realizoi dy herë, duke përmbysur shifrat 2-1 dhe duke çuar ndeshjen në shtesë, aty ku Benzema shënoi një gol me penallti dhe vendosi kuaklifikimin. Mirëpo duket se francezit i solli fat një tifoz shqiptar që hyri në fushë me flamurin kuqezi dhe që ndërpreu ndeshjen për disa sekonda.
Në finalen e 28 majit në Paris të Francës Reali do përballet me Liverpool. Kjo është finalja më e përsëritur e Championsit pasi në në 1981, po në Paris, anglezët fituan ndaj spanjollëve, ndërsa në 2018 Reali u hakmorr. Sa i përket eliminimit të Manchester City-t trajneri Guardiola pranoi rezultatin, por tha se ‘ekipi i tij duhet të kishte vonuar më shumë lojën’.