Real ngec ndaj Sociedad dhe mbetet 5 pikë nga Atletico, sonte Juventusi pret Spezian (VIDEO)

Në ndeshjen e fundit të javës së 25-të në La Liga Real Madrid barazon në shtëpi 1-1 ndaj Real Sociedad dhe ngjitet në kuotën e 53 pikëve duke mbetur pas me 5 pikë nga Atletico Madrid e vendit të parë.

Sociedad kaloi në avantazh me Portu në minutën e 55-të por skuadra e Zidane shmangu dështimin duke barazuar një minutë nga fundi me brazilianin Vinicius Junior që lunte ndeshjen e 100 me fanellën e Los Blancos. Me këtë barazim Real mbetet në vend të tretë duke mos parakaluar Barcelonën. Të dielën është derbi me Atleticon që do të vendosë shumë për çështjen e titullit.

Ndërsa në Serinë A sonte Juventusi do kërkojë rikthimin tek tre pikët në ndeshjen e javës së 25-të ndaj Spezias që luhet në Torino. Megjithëse është 10 pikë larg Interit kryesues trajneri Andrea Pirlo beson tek titulli kampion. Pritet duel interesant mes mbrojtësit të Kombëtares Ismajli dhe Ronaldos.

Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze